Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushaku prezanton planin e Prishtinës për mësimin tërëditor në disa shkolla

Gazeta10
15 Gusht 2024 - 18:42

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu ka njoftuar të enjten se nga shtatori i këtij viti fillon “reforma arsimore më e madhe e ndodhur ndonjëherë, mësimi tërëditor për nxënësit e kryeqytetit”.

Kryeqyteti i udhëhequr nga Lidhja Demokratike, do ta zhvillojnë këtë metodë fillimisht në 5 shkolla të kryeqytetit.

Lushaku Sadriu deklaroi se mësimi tërëditor do të përmbushë vizionin e arsimit cilësor.

“Jam e bindur se kjo reformë do të përmirësojë cilësinë e arsimit në Prishtinë dhe do të jetë fillimi i mbarë i një reforme të vërtetë në arsim që do të sjellë rezultate, të cilat secili prej nesh i dëshirojmë”, tha Lushaku Sadriu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.