Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lushtaku: Derbi i Anamoravës është më i madhi në rajon

Gazeta10
10 December 2023 - 22:49

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe marrëdhenieve trajner – kryesi.

Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Lavdim Pireva, Xhengiz Rexhepi, Sami Boroci, Blendi Memaj dhe në lidhje direkte Feti Murseli.

Gjatë diskutimit në studio foli edhe Tahir Lushtaku.

“Drita e Gjilani kur janë përballë kanë treguar një ndeshje shumë të mirë. Është një prej derbive më të mirë në Kosovë e jo vetëm, mirëpo disi i ka humb hijeshia prej rastit të stadiumit që ka shkuar në renovim” – tha ai.

Në vazhdim, ai foli për terenin që u luajt ndeshja sot dhe ajo e kalumja në Lipjan.

“Stadiumi me bari sintetik nuk ka vend për dy tifozëritë, as stadiumi i Lipjanit nuk i plotëson kushtet për dy tifozëritë e klubeve nga Gjilanit” – vazhdoi trajneri i mirënjohur kosovar.

Lushtaku foli edhe për ndeshjen e sotme, të cilën e fitoi Drita me rezultat 1-0.

“Kjo ndeshje e ditës së sotme nuk i ka përngja aspak derbit në aspektin e tifozëve e as në aspektin e ndeshjes, futbolli luhet për tifozët, një derbi i tillë pa tifozë nuk ka aspak hijeshi” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.