
Mërgim Lushtaku, deputet i PDK ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti i ka trajtuar sindikatat në Kosovë si të ishin ato të Serbisë.
Lushtaku në Info10 tha se partia në pushtet, sindikatat i ka pa armiqësore dhe se të njëjtat, e rrezikojnë qëndrimin e tij në pushtet, shkruan Gazeta10.
“Ne kemi qenë më dialogus në këtë aspekt, i kemi marrë shqetësimet e tyrte me të paraqitur kërkesat. Por, për dallim nga ne, Vetëvendosje nuk i ka trajtuar si sindikata të Kosovës, por si të ishin të Serbisë. I ka parë si armiqësore sindikatat, edhe prandaj i ka paraqitur që kinse po donë ta rrëzojnë nga pushteti”, tha Lushtaku në Info10./Gazeta10