
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorit Idriz Rrecaj, mbetjet mortore të të cilit u gjetën në varrezën masive në Zubin Potok, ka shprehur mirënjohje për familjen e tij dhe për të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit.
“E nderuara familja Rrecaj, ju duhet të jeni krenarë për punën dhe veprimtarinë e Idrizit. Edhe kolegët, edhe ne, jemi krenarë për të. Lavdi e përjetshme Idrizit dhe të gjithë atyre që ranë për vendin tonë”, është shprehur Lushtaku në akademinë përkujtimore.