Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushtaku: Veprimtaria politike e Thaçit është historia e luftës, e lirisë, e pavarësisë dhe e shtetndërtimit

Gazeta10
17 Shkurt 2023 - 18:39

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në përvjetorin e 15 të Pavarësisë së Kosovës ka thënë se veprimtaria politike e Presidentit Hashim Thaçi është historia më e re e Kosovës.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se së bashku me zyrtarë të PDK-së kanë vizituar Haxhi Thaçin, babai i Hashim Thaçit.

“Veprimtaria politike e Presidentit Hashim Thaçi është historia më e re e Kosovës. Histori e luftës, e lirisë, e pavarësisë dhe e shtetndërtimit. Sot të Baca Haxhi për ta uruar në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe për të kujtuar se sa e vështirë por dhe sa krenare ishte rruga jonë drejt kësaj dite!”, ka shkruar Lushtaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.