Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Luzha për takimin në Bruksel: Kosova doli më vizionare e largpamëse

Gazeta10
28 February 2023 - 18:40

Arritja një marrëveshje për planin evropian në takimin e djeshëm të Brukselit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit ishte temë diskutimi në INFO10.

Opinionistja, Besa Luzha lidhur me zhvillimet e djeshme tha se është thënë  disa herë që palët janë dakorduar se pikat e planit evropian të mos ndryshojnë.

“Është thënë disa herë qa palët janë pajtuar që me këtë marrëveshje që këto pika nuk do të pësojnë ndryshime gjatë procesit. Askush nuk e ka pritur që të ketë një nënshkrim zyrtar, por është ditur që do të jetë një proces i cili fillon me pajtimin që rruga drejt marrëveshjes që shpresojmë të jetë finale dhe te kemi ecje përpara drejt integrimit dhe normalizimit. Kërkesa ka qenë dhe është respektu që ky plan 11 pikësh, nuk duhet të ndryshojë dhe palët kanë rënë dakord që do të jetë kjo kështu.”, ka thënë Luzha.

Tutje, opinionistja është shprehur edhe lidhur me refuzimin e Vuçiqit për nënshkrim, duke theksuar se pala kosovare u pa në opinion si më vizionare dhe më largpamëse.

“Arsyeja e mos nënshkrimit dhe refuzimi të Vuçiqit ka të bëj me arsyetimin apo blerjes e kohës për ta arsyetuar para qytetarëve, sepse ai ka deklaruar se sonte do t’iu drejtohet qytetarëve të vet. Ne si Kosovë duhet të jemi të lumtur dhe krenar që kemi dal më larg pamës dhe vizionar sikurse në kohën e Rambujes dhe kemi pranuar me gjithë hapësirat dhe pikat që mund të jenë problematik, por që duhet lexuar me shumë kujdes.”, ka thënë Luzha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.