Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘LVV frikësohet që Kusari e thotë të vërtetën’ – Selmanaj flet për mungesën e VV-së në Kuvend

Gazeta10
17 October 2024 - 20:59

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj i ftuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, duke folur për bojkotimin e seancave nga ana e mazhorancës, ka thënë se LVV frikësohet se mund ta zemëroj Mimoza Kusarin, sepse kur ajo zemërohet e thotë të vërtetën.

Tutje Selmanaj ka thënë se kryeministri Kurti ka qenë në dijeni për bisedat e Kusari -Lilës me Radojçiqin.

“Me vjen keq për këtë qasje, Lëvizja Vetëvendosje Kuvendin e Kosovës e ka pasur arën të fuqishme sa ka qenë në opozitë duke organizua për të shfrytëzuar mjete demokratike por edhe jo demokratike, elemente parapolitike dhe për të propaganduar dhe duke shtyrë ide që për LDK-në kanë qenë të këqija dhe sot ikin edhe nga sentencat. Unë i  kuptojë, me dal e me e mbrojt Mimoza Kusarin për këto përgjime e dinë që po e mbrojnë një qasje dhe një veprim antikombëtar dhe këtë disa sun bëjnë, me dal me kundërshtues fuqishëm frikohen se e zemërojnë Mimozën dhe tani frika nga zemërimi është tjetër, sepse kur Mimoza zemërohet atëherë e thotë të vërtetën dhe kur e thotë të vërtetën ka me i dhimbtë këtij populli ose atyre votueseve. E vërteta është se ajo aty ka folur fjalët e Albin Kurtit, tu e njoftë LVV-në nuk kish guxu Mimoza Kusari”, ka thënë Selmanaj. /Gazeta 10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.