Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LVV i drejtohet Kushtetueses, kërkon sqarime për kompetencat e Haxhiut pas skadimit të mandatit

Gazeta10
06 October 2026 - 16:49

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush do t’i ushtrojë kompetencat e presidentit pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore të ushtrimit të detyrës nga Albulena Haxhiu, raporton KosovaPress.

Në bazë të dokumentit që ka siguruar KosovaPress, kërkesa është dorëzuar më 6 tetor nga deputeti Adnan Rrustemi, në emër të 31 deputetëve të LVV-së.

Në kërkesë kërkohet të sqarohet situata që mund të krijohet nëse presidenti i ri nuk zgjidhet dhe Kuvendi shpërndahet për shkak të moszgjedhjes së presidentit.
Një nga çështjet kryesore është kush do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme, pasi kjo është një nga kompetencat e presidentit.

Deputetët e LVV-së kërkojnë që Gjykata të sqarojë se si do të vazhdojnë institucionet dhe procesi zgjedhor pas përfundimit të gjashtë muajve të ushtrimit të detyrës nga Haxhiu.

Kërkesa e deputetëve është bërë një ditë pasi edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të njëjtën çështje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.