Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

LVV mblidhet pas festave, diskuton për organizimin e brendshëm

Gazeta10
07 January 2023 - 21:10

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje me kryetarët/et dhe sekretarët/et e qendrave të saj, raporton Gazeta10.

Në njoftim është bërë e ditur se këto mbledhje janë mbajtur në Kosovë dhe Mërgatë.

Pjesë e mbledhjeve ka qenë edhe kryetari i kësaj partie njëherit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në këto mbledhje është diskutuar për situatën aktuale politike si dhe për temat organizative.

Më tej, është bërë e ditur se janë bërë edhe planifikimet e aktiviteteteve vjetore.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Sot është mbajtur mbledhje me kryetarët/et dhe sekretarët/et e qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë dhe Mërgatë. Nën prezencën e kryetarit të Lëvizjes njëherazi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sekretarit organizativ të LV-së, Alim Rama, koordinatorit të qendrave, Valon Hoti, si dhe drejtueses së komiteteve profesionale në LV, Dejona Mihali, është diskutuar situata politike e posaqërisht çështjet organizative që ndërlidhen me punën e strukturave organizative në qendra.

Tek situata politike, Kryeministri Kurti foli rreth aktualitetit politik në vendin tonë, por dhe për punët e shumta që janë kryer përgjatë vitit që sapo lamë pas dhe që do të vazhdojnë në vijim. Në mars të këtij viti bëhen 2 vite të qeverisjes së mirë me Republikën, pa korrupsion, me investime në rritjen e mirëqenies qytetare, me reformat rrënjësore në të gjithë sistemin institucional të Republikës tonë, e me përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme.

Çështjet organizative kanë marrë theks të veçantë trajtimi përgjatë kësaj mbledhje, ku ndarazi janë diskutuar kalendari vjetor i aktiviteteve në qendra, themelimi i nënkomiteteve profesionale në qendra dhe ndërlidhja e tyre me komitetet qëndrore.

Për vitin 2023, sikurse për vitet paraprake, drejtuesit e qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë bërë planifikimin e kalendarit vjetor të aktiviteteve, që përfshijnë datat e shënuara në komunat e tyre, e poashtu edhe aktivitetin opozitar e bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin ku ata jetojnë e veprojnë në kuptimin e adresimit e trajtimit të çështjeve që janë preokupim në përditshmërinë e tyre.

Në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjithashtu është duke u punuar edhe në themelimin dhe konsolidimin e nënkomiteteve profesionale, në të cilat përfshihen profesionistë të fushave të ndryshme, që kontribojnë në skanimin, analizën, trajtimin dhe adresimin konkret të çështjeve që ndërlidhen me sektorët e veçantë e specifik në komunat përkatëse. Nënkomitetet profesionale në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të janë shtyllë e rëndësishme e strukturimit të mëtejmë organizativ e politik.

Mbledhjet e karakterit organizativ sikurse kjo e sotmja, do të janë më të shpeshta edhe në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Strukturat e reja të konsoliduara nga procesi i fundit zgjedhor do të rrisin dinamikën e angazhimit pranë komunitetit ku jetojmë e angazhohemi”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.