Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në njoftimin e lëshuar nga kjo parti, thuhet se anëtaret që janë të interesuar për të kandiduar duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 4.12.2024 deri me datë 8.12.2024.
“Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje, përkitazi me kriteret e përcaktuara statutore, duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 4.12.2024 deri me datë 8.12.2024 pranë KZP (Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm)”, thuhet në njoftim.
Mbetet të shihet nëse kryeministri Albin Kurti do të ketë kundërkandidat kësaj radhe brenda partisë së tij.