Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Macron thotë se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës: Vendimin do ta shpalos në shtator në Kombet e Bashkuara

Gazeta10
24 July 2025 - 22:58

residenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca do ta njohë Palestinën si shtet.

Macron tha në një postim se do ta formalizojë këtë vendim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

“Urgjenca sot është që lufta në Gaza të ndalet dhe popullsia civile të shpëtohet”, u shpreh ai.

Macron njofton “kam vendosur që Franca të njohë shtetin e Palestinës. Do ta bëj njoftimin solemn në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shtatorin e ardhshëm”.

“Paqja është e mundur”, vijon presidenti francez.

“Francezët duan paqe në Lindjen e Mesme. Varet nga ne, francezët, së bashku me izraelitët, palestinezët, partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë, të demonstrojmë se kjo është e mundur”, shprehet ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.