Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Harry Maguire ka qenë së fundmi pjesë e spekulimeve të shumta të cilat e lidhnin atë me një largim të mundshëm nga Manchester United.
Besohet se skuadra e Interit e dëshiron Maguire si zëvendësim të Milan Skriniar, i cili veçse ka nënshkruar kontratën e tij si lojtar i Paris Saint-Germain, por që do t’i bashkohet kampionit francez gjatë verës.
Por, pavarësisht spekulimeve që po e lidhin me Interin, Harry Maguire nuk do të largohet nga Manchester United.
Nuk ka gjasa, nuk ka qenë kurrë opsion konkret largimi i Maguire në janar.
Maguire do të qëndrojë te Manchester United të paktën deri në fund të këtij sezoni./Gazeta10/.