Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Majko: Kosova ja doli, veprojë në përputhje me rrethanat

Gazeta10
29 December 2022 - 18:51

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar sot pas fillimit të largimit të barrikadave në veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Majko është shprehur se Kosova ka treguar aftësinë më të madhe që është veprimi në përputhje me rrethanat.

“Kosova ja doli, duke treguar se aftësia më e madhe është veprimi në përputhje me rrethanat. Në marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk ekziston asnjë version i cili nuk kërkon kompromis. Në politikë, shumicën e kohës nuk jetojmë atë që kemi në mendje.”, ka shkruar Majko.

Kujtojmë se sot në veri të vendit ka nisur heqja e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë pas paralajmërimit të djeshëm të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.