Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Majlinda Kelmendi dhe ish ambasadori i Kosovës në Bullgari, vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

Gazeta10
20 October 2022 - 21:18

Xhudistja e njohur kosovare me famë botërore, Majlinda Kelmendi bashkë me ish-ambasadorin e Kosovës në Bullgari, Edon Cana, kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur Cana përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, raporton Gazeta10.

“Me heroinën tonë te heronjtë tonë”, ka shkruar ai mbi fotografinë.

Kujtojmë se dje trajneri i mirënjohur u xhudos, Driton Kuka, paralajmëroi se bashkë me Majlinda Kelmendin do ta vizitojnë ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, ish-deputetin Rexhep Selimi e ish-luftëtarin Nasim Haradinaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.