
Emisioni “Kampionët” rikthehet edhe këtë diel, me dy pjesë.
Në pjesën e parë do të flitet rreth kombëtares së Kosovës dhe debutimin e saj nën urdhërat e Franco Fodas.
Në studio të pranishëm janë: Bekim Shotani, Behar Maliqi, Blendi Memaj dhe Granit Tërstena.
Futbollisti, Behar Maliqi thotë se Superliga e Kosovës ka lojtar me bollëk dhe si e tillë furnizon me lojtarë dy kombëatret.
“Lojtarët që kanë dalë nga Superliga sot furnizojnë kombëtaren e Kosovës dhe Shqipërisë” – tha ai fillimisht.
Ai tutje bën një krahasim mes Dellovës, dhe shumë lojtarëve të tjerë të Kosovës.
“Lumbardh Dellova është një lojtar që ka luajtur në Ligën e Konferencës, të cilën shumë lojtar të Kosovës e kanë ëndërr, përveç Muriqit, Rrahmanit, Rashicës e Zhegrovës” – përfundoi ai.