
Gjatë ditës së sotme (e shtunë), do të zhvillohen tri ndeshjet e para të xhiros ës 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Njëra ndër ato ndeshje është edhe Malisheva – Gjilani, duel i cili do të luhet në “Liman Gegaj”.
Ndeshjet tjera që do të zhvillohen janë: Trepça ’89 – Llapi dhe Prishtina – Ferizaj.
Formacionet zyrtare të ndeshjes Malisheva – Gjilani:
Malisheva: Gashi; Hajdari, Bihorac, Kryeziu, Veliu, Xhaka, Maliqi, Vitija, Tolaj, Bruqi, Shillova.
Gjilani: Koliqi: Jashari, Bilalli, Zeka, Ramadani, Sinani, Islami, Musolli, Prekazi, Zabërgja, Hoxha.