
Policia ka njoftuar se dje një person në fshatin Gjuriq të Malishevës ka raportuar se gjatë punimeve në oborrin e tij ka gjetur dy granata dore, raporton Gazeta10.
Tërheqja e këtyre mjeteve është bërë nga njësia për deminim e FSK-së, sipas të cilëve granatat janë të Luftës së Dytë Botërore.
“GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES | Fsh. Guriq, Malishevë 07.01.2023 – 14:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në oborr kishte gjetur dy granata dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në raport./Gazeta10