Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manaj kritikon degët e LDK-së: Problemet duhet të trajtohen brenda organeve të partisë

Gazeta10
23 June 2026 - 21:43

Antari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka kritikuar qasjen e tri degëve të partisë që kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Duke folur në emisionin Politiko, Manaj tha se reagimet e degëve përmes rrjeteve sociale janë të gabuara dhe se çështjet e brendshme duhet të diskutohen në organet përkatëse të partisë.

“Mendoj që është qasje e gabueshme e degëve, sepse LDK i ka organet e saj. Duhet t’i trajtojmë problemet brenda organeve të LDK-së e jo përmes statuseve në Facebook”, deklaroi Manaj.

Ai theksoi se debati për përgjegjësinë pas rezultatit zgjedhor nuk duhet të fokusohet vetëm te lidershipi qendror, por edhe te strukturat lokale që nuk kanë arritur rezultatet e pritshme.

“Nëse dikush duhet të japë përgjegjësi, kjo duhet të fillojë nga degët të cilat kanë dështuar”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.