Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City do të luaj sonte kundër AFC Bournemouth

Gazeta10
25 February 2023 - 18:46

Manchester City do të ndeshet sonte më Bournemouth që janë duke garuar për rezultat në Premier Liga, raporton Gazeta10.

Bournemouth arriti që ta marr fitoren e parë kundër ndeshjës Ëolves, që kur kishte përfunduar Botërori ne Katar, qershitë kanë pasur një start të keq këtë vitë por me fitoren të mundshme sonte do të mund të largohen nga zona e rënjes në Premier Liga.

Vendasit kanë shënuar vetëm tre gola në tetë ndeshjet e mëparshme, që janë më së paku gola në ligë dhe sonte kanë një kundërshtar të fuqishëm si City që hynë në këtë ndeshje pas dy barazimeve radhazi.

Edhe pse skuadra e Gary O’Neil ka një rekord të mirë të shënimit të golave kundër skuadrës së Pep, ku ka shbënuar pesë gola nga tetë ndeshjet e tyre. Megjithatë, Bournemouth nuk e ka mposhtur Cityn në 17 përpjekjet e fundit të tyre.

City ka një rekord prej 100 për qind fitore kundër kundërshtarit të radhës në Premier Ligë, duke fituar 11 ndeshje kundër Bournemouth. Kampionët në fuqi të Premier Ligës kanë shënuar 12 gola në 5 ndeshjet e fundit.

Ndeshja fillon në ora 18:30 në stadiumin “Vitality” të Bournemouth./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.