Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City mposht Arsenalin dhe merr kryesimin në Premierligë

Gazeta10
15 February 2023 - 22:33

Manchester City ka marrë kryesimin në tabelë në Premierligë, pas fitores që e arritën kundër Arsenalit me rezultat 1-3.

Në “Emirates Stadium” u zhvillua një spektakël i vërtetë me skuadrën e drejtuar në Pep Guardiola që në fund arriti të triumfoj.

Kjo sfidë u zhbllokua në minutën e 24-të, ku Kevin De Bruyne kaloi Cityn në epërsi pasi shfrytëzoi gabimin trashanik të Tomiyasut.

Pas golit të pësuar, Arsenali shtoi sulmet dhe golin e barazimit e gjetën në fund të pjesës së parë, me Bukayo Sakan që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, u zhvillua po ashtu një ndeshje mjaft atraktive nga të dyja skuadrat të cilët sulmonin vazhdimisht.

Po zhvillohej minuta e 72-të e ndeshjes, kur City riktheu përsëri avantazhin, golashënues ishte sulmuesi anglez, Jack Grealish.

Vetëm pak minuta më vonë, “Qytetarët” gjetën edhe golin e tretë të cilin e shënoi Erling Haaland.

Me këtë fitore, Manchester City merr kryesimin në tabelë me 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenali që tanimë zbret në pozitën e dytë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.