Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United i shkakton Arsenalit humbjen e parë në Premier League këtë edicion

Gazeta10
04 Shtator 2022 - 19:26

Manchester United ka arritur një fitore të madhe në kryendeshjen e xhiros së gjashtë në Premier League, raporton Gazeta10.

Në ndeshjen e cila u zhvillua në “Old Trafford”, Unitedi kaloi në epërsi me anë të golit të shënuar nga Antony.

Antony shënoi në debutim për ‘Djajtë e Kuq’.

Arsenali arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 60-të të ndeshjes, golashënues ishte Bukayo Saka.

Vetëm pak minuta më vonë, Unitedi e gjeti sërish golin e epërsisë me anë të sulmuesit, Marcus Rashford.

Rashford e vulosi fitoren e Unitedit, ku arriti të shënojë edhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.

Me këtë fitore Unitedi renditet në pozitën e pestë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa me këtë disfatë Arsenali vazhdon të mbetet në krye të tabelës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.