Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United kërkon fitoren e radhës në Premier Ligë

Gazeta10
18 January 2023 - 9:52

Premier Liga angleze i rikthehet aksionit sot, ku do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë mes Crystal Palace dhe Manchester United.

Stadiumi “Selhurst Park” do të jetë nikoqir i kësaj përballjeje tejet interesante, ku United do ta kërkojë fitoren e 10 me radhë në të gjitha garat, raporton Gazeta10.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Crystal Palace u mposht 1:0 nga Chelsea, kurse United e mposhti Manchester Cityn me rezultat të ngushtë 2:1.

Momentalisht, United zë vendin e katërt në tabelë me 38 pikë të arkëtuara, krahas Crystal Palace që renditet në vendin e 12 me 22 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Crystal Palace nuk do të paraqiten Ferguson dhe McArthur, kurse te United mungojnë Dalot, Greenwood, Sancho, Tuanzebe dhe Van de Beek.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Crystal Palace (4-3-3): Guaita; Clyne, Tomkins, Guehi, Mitchell; Schlupp, Doucoure, Eze; Olise, Mateta, Zaha

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Fred, Casemiro; Antony, Eriksen, Fernandes; Rashford./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.