Kobbie Mainoo mund të largohet nga Manchester United në merkaton e verës.
“Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur akordin me mesfushorin anglez për një kontratë të re dhe ai mund të largohet nga “Old Trafford”.
Mediat në Angli raportojnë se Unitedi për ta lënë të lirë mesfushorin e talentuar kërkon të paktën 90 milionë euro.
Chelsea është duke e vëzhguar nga afër situatën e Mainoos dhe dëshiron transferimin e tij në fund të sezonit.
Mainoo është futbollist i dalë nga akademia e Unitedit, teksa me ekipin e parë debutoi në janar të vitit 2023.