
20 herë kampionët e Premier League, Manchester United kanë prezantaur nënshkrimin e tyre më te ri, austriakun Marcel Sabitzer.
Sabitzer iu bashkua “Djajve të Kuq” në ditën e fundit të afatit kalimtar, pasi këta të fundit ishin në kërkim të një mesfushori pas lëndimit të Christian Eriksen, i cili pritet të mungojë deri në fillim të majit.
Austriaku 28-vjeçar do të jetë pjesë e gjigantëve të Premier League në formë huazimi deri në përfundim të sezonit aktual.
Në një deklaratë për kanalin zyrtar të Manchester United, Sabitzer tha: “Nganjëherë në jetë duhet të merrni vendime të shpejta dhe të rëndësishme. Që nga momenti që dëgjova për këtë mundësi, e dija se është e duhura për mua. Dua të fitoj, dhe dua t’i ndihmoj klubit që t’i arrijë objektivat këtë sezon.”
Gajtë këtij gjysmëzoni me Bayern Munchen, Sabitzer kishte luajtur në 26 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol e duke dhuruar një asist.