Kapiteni Harry Maguire, sulmuesi Anthony Martial dhe mbrojtësi Alex Telles nuk kanë të ardhme te skuadra e Manchester Unitedit.
“Sky Sports” ka njoftuar të hënën se klubi ka vendosur t’i nxjerrë në shitje tre lojtarët në verë, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag.
Tek Unitedi po presin ofertat e skuadrave të tjera, pasi tashmë edhe futbollistët janë njoftuar me vendimin e klubit. Kapiteni Maguire ka humbur vendin e titullarit këtë sezon dhe deri më tani ka 18 paraqitje në të gjitha garat, ndërkohë Martial ka realizuar 6 gola në 14 ndeshje të luajtura.
Braziliani Telles është huazuar para fillimit të edicionit te skuadra e Sevillas./Gazeta10/