Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta Biennial prezanton Kolektivin Werker

Gazeta10
20 October 2022 - 16:21

Manifesta Biennial ka prezantuar Kolektivin Werker, raporton Gazeta10.

Manifesta14 ka njoftuar se kjo është një nismë eksperimentale që ndërlidhet me lëvizjet LGBTI+.

Në njoftimin e tyre ata bëjnë të ditur se prezentimi i anëtarëve të këtij kolektivi do të jetë këtë të shtunë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Kolektivi Werker është një nismë eksperimentale për publikime në ndërseksionin e punës, ekofeminizimit dhe lëvizjeve LGBTQI+. Qëllimi i tyre është të analizojnë se çfarë është e dukshme dhe se çfarë mbetet e fshehur në kontekste të ndryshme politike.

Na u bashkoni këtë të shtunë në Qendrën për Praktikë Rrëfyese në orën 18:00 për një prezantim prej anëtarëve të kolektivit Marc Roig Blesa dhe Rogier Delfos të cilët do të paraqesin praktikën e tyre të përgjithshme artistike. Ata ju ftojnë të merrni me vete dokumente dhe objekte personale të cilat doni t’i arkivoni.

Amator Archives, 2022, Description: ©️Ëerker Collective. Photo Description: ©️Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev, Atdhe Mulla”, thuhet në llogarinë e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.