
Manifesta Biennial ka prezantuar punimin ““Under the Sun -Explain What Happened”, nga Flaka Haliti, raporton Gazeta10.
Me rastin e riinagurimit të këtij punimi do të zhvillohet edhe një bisedë publike mes artistes Flaka Haliti dhe kuratores Joanna Warsza.
Ky aktivitet do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Sallën e Kuqe.
Flaka Haliti është një artiste praktika e së cilës përfshin mix media dhe instalacione hapësinore.
Këtu keni statusin e plotë:
“Jemi të lumtur të njoftojmë se punimi “Under the Sun -Explain Ëhat Happened! Nga Flaka Haliti është riinstaluar me mbështetjen bujare të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës. Me rastin e riinagurimit të këtij punimi, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një bisedë publike mes artistes Flaka Haliti dhe kuratores Joanna Ëarsza sot në orën 18.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Sallën e Kuqe mbi punën e komisionuar nga Manifesta 14 dhe mbi praktikën e përgjithshme të Flaka Halitit. Kjo bisedë është organizuar në bashkëpunim me Autostrada Biennale. Një falënderim i veçantë për Komunën e Prishtinës për mbështetjen në procesin e riinstalimit.
Flaka Haliti është një artiste praktika e së cilës përfshin mix media dhe instalacione hapësinore me një qasje specifike ndaj vendit në të cilin zhvillohen. Në Under the Sun – Explain What Happened , si në shumë nga veprat e saj, artistja mori si pikënisje materialin ndërtimor të gjetur në kontekstin ushtarak. Në këtë rast, materiali që ajo përvetëson dhe përshtat rrjedh nga një bazë e mëparshme e KFOR-it, forcës paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë. E vendosur pranë qytetit të Prizrenit, ajo është tani shtëpia e Autostradës Hangar, një institucion i ri kulturor që është zhvilluar nga Autostrada Biennale, të cilët e kanë bashkëprodhuar këtë punë.
Under the Sun – Explain What Happened, 2022, © Flaka Haliti. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Agon Nimani, Atdhe Mulla, Ivan Erofeev”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10



