Lajme

Manifesta Biennial, Rama: Prishtina po pushton ballinat e mediave prestigjoze

Gazeta10
04 Gusht 2022 - 8:54

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Prishtina po pushton ballinat e mediave prestigjoze përmes Manifesta Biennial, shkruan Gazeta10.

Rama ka rradhitur një varg titujsh të gazetave ndërkombëtare që kanë shkruar për organizimin e Manifesta Biennial në Prishtinë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Mirëmëngjesi Prishtinë! – Kryeqyteti që pushtoi titujt e medieve prestigjioze botërore!

Më poshtë mund të gjeni vetëm disa nga citimet dhe linqet e artikujve të shkruar për Prishtinën dhe Manifesta Biennial.

“Prishtina është qyteti ideal për të pritur Bienalen Nomade….Për Kosovën, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë vetëm në katër vende pa viza, Manifesta është një thirrje e fuqishme zgjimi për komunitetin ndërkombëtar përmes artdashësve, koleksionistëve, artistëve dhe gazetarëve, të cilët vijnë nga e gjithë bota…..”

https://a-desk.org/spotl…/pristina-en-kosovo-se-manifesta/

“Çfarë ndryshimi mund të bëjë një bienale?“ – pyeti Hedëig Fijen, historianja holandeze e artit dhe themeluesja e Manifesta, në hapjen e edicionit të 14-të të Manifestës në Prishtinë, më 22 korrik. “Nuk është fjala për vendosjen e instalimeve në qytet dhe varjen e pikturave”… Sfida kryesore e këtij edicioni është të lidhë artin, arkitekturën dhe shoqërinë civile për të riimagjinuar një hapësirë publike që është shkrirë që nga lufta, më pas pavarësia, duke zbuluar njëkohësisht asetet e një qyteti që aspiron të dalë nga pothuajse padukshmëria e tij. https://www.lemonde.fr/…/manifesta-14-a-pristina-une…

“Manifesta 14 godet në shenjë me një shfaqje që heton të kaluarën e trazuar të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj asimetrike të fuqisë me BE-në… Por, vendet historike dhe monumentale të Prishtinës shpesh e lënë në hije artin në pamje.

“….Manifesta’14, dëshironte të dëgjonte atë që duan vetë banorët e Prishtinës. Aty gjetën një ‘skenë arti të zhurmshme’, e cila luftoi me pyetje të tilla si: si e rindërtoni një qytet? Si e trajtoni trashëgiminë kulturore? Dhe mbi të gjitha: si mundeni ju si popullatë të rifitoni hapësirën publike?…”

https://www.nrc.nl/…/hoe-kunst-in-pristina-de-stad-weer…

“….Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina shpërthen në skenën botërore të artit me Manifesta’14….Për Kosovën, qytetarët e së cilës janë në gjendje të udhëtojnë vetëm në katër shtete pa viza, Manifesta, duke sjellë koleksionistë, artistë, gazetarë dhe artdashës nga e gjithë bota, nuk është gjë e vogël….”

https://www.theartnewspaper.com/…/kosovos-capital…”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Manifesta Biennial ka filluar në Kosovë më 22 korrik dhe është konsideruar si ngjarja më e madhe kulturorë që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë.

Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane ka një program artistik 100 ditor me performanca, punëtori e organizime të ndryshme artistike. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.