Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifestimi i Vidovdanit, shoqërohet një person në stacionin e policisë

Gazeta10
28 June 2024 - 17:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se me kohë ka ndërmarrë masat planifikuese dhe operative për menaxhimin e situatës së sigurisë lidhur me manifestimet e “Vidovdanit” i cili u mbajt sot, për ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar.

Nga autoritetet policore janë paraparë masa të nevojshme planifikuese, koordinuese, parandaluese dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që manifestimet në lokacionet ku janë paraparë të zhvillohen qetë dhe pa incidente.

Referuar informacioneve nga njësitet e angazhuar policore në teren nuk është raportuar asnjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të një personi në stacion policor për intervistim sipas procedurave ligjore.

Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.