Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Maqedonci e pret në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel Franz Jozef Nolte

Gazeta10
13 Prill 2024 - 13:47

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka pritur në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel Franz Jozef Nolte.

Me këtë rast, për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, përmes realizimit të planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe thellimit të bashkëpunimit me këtë shtet, ministri Maqedonci e dekoroi me “Medalje për shërbim të shquar”.

Ministri i uroi suksese nënkolonelit Nolte, në detyrën e tij të re, ashtu si dhe pasuesit të tij, nënkolonel Oliver Palkoëisch, i cili është atasheu i parë rezident në Kosovë, i emëruar nga Republika Federale e Gjermanisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.