Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Marcelo mund të ribashkohet me Ronaldon te Al-Nassr

Gazeta10
21 January 2023 - 13:16

Cristiano Ronaldo dhe Marcelo ishin pjesë e një brezi të artë gjatë kohës së tyre së bashku në Real Madrid.

Dyshja luajtën së bashku për nëntë vjet në kryeqytetin spanjoll dhe fituan trofe të shumtë, ku përfshiheshin katër tituj të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta10.

Kalimi i Ronaldos te Juventusi në vitin 2018 i dha fund kohës së tyre së bashku, dhe vetë Marcelo u largua nga Real Madridi vitin e kaluar dhe iu bashkua skuadrës greke, Olympiacos. Pavarësisht se nuk janë më bashkëlojtarë, të dy mbeten miq shumë të ngushtë.

Megjithatë, ata mund të jenë sërish në një skuadër. Sulmuesi portugez tani është pjesë e Al-Nassr, klub që ka shprehur interesim për mbrojtësin brazilian, sipas gazetarit Aaron Dominguez. Tani, mbetet të shihet se kur klubi nga Arabia Saudite do të tentojnë nënshkrimin me 34-vjeçarin.

Marcelo me Olympiacosin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.