
Marko Simonovski ka fituar çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës
Çmimi i më të mirit në javën e shtatë në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Drita, @simonovski11.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Kapra nga KFV Liria, Ridvan Osmani nga KFV Vushtrria dhe Arben Fazlija nga KFV Gjakova. Komisioni vlerësoi se Simonovski me paraqitjen e tij dhe tre golat e shënuar ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij në derbin kundër Gjilanit (4:1).
Ky njëherësh ishte ‘Hat-trick’-u i parë në historinë e këtij derbi.