Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Marrëveshja e Ohrit’ – Gashi për Kurtin: E ka respektuar marrëveshjen dhe ka marrë sanksione

Gazeta10
31 Maj 2024 - 0:06

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin” ka folur rreth Marrëveshjes së Ohrit për të cilët është dakorduar kryeministri Kurti.

Ai tha se kryeministri Kurti e ka rrespektuar marrëveshjen por që ka marrë sanksione nga Perëndimi, raporton Gazeta10.

“Zoti Kurti ka bo njejtë sikur Isa Mustafa në faktë ai ka bërë më shumë se Isa Mustafa dhe Hashim Thaci, Hashim Thaci e ka nis, Isa Mustafa e ka mirmbajtë një farë procesi, e Albini ka shku përtej me Marrëveshjen e Ohrit, ai i ka përfunduar të gjitha punët por që i ka përfundu me një kosto të lartë dhe pa përfitim për Kosovën, përfitimi i vetëm i tij kanë qenë sanksionet”, tha ai në Kanal10.

Gashi shton se kryeministri Kurti është mburrur me marrëveshjen për energji elektrike të cilët e ka quajtur tradhëti kombëtare.

Më poshtë mund të ndiqni videon./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.