Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Marrëveshja milionëshe, Osmani: Sa herë punojmë bashkë me SHBA-në, përfitojnë qytetarët dhe shteti

Gazeta10
21 August 2024 - 12:19

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Mary Elieen Devitt në emër të USAID-it nënshkruan marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Pas nënshkrimit, Osmani në një konferencë të përbashkët për media me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier bëri thirrje për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Kjo marrëveshje, Osmani tha se do të mbështesë “projekte të cilat synojnë shërbime më të mira për qytetarët tanë nga institucione llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes si dhe rritje të mundësive për pjesëmarrje gjithpërfshirëse, demokratike dhe ekonomike”.

“Në këtë mënyrë, ne nuk po ndërtojmë vetëm institucione më të forta e më të qëndrueshme, por edhe një shoqëri më të drejtë e më të barabartë për të gjithë. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe mbeten një partner i përkushtuar dhe i palëkundur i popullit të Kosovës në këtë drejtim. Krahas mbështetjes financiare, populli amerikan ndër vite ka treguar një partneritet të vazhdueshëm të ndërtuar mbi vlera, por mbi të gjitha, një partneritet i ndërtuar në besim të ndërsjellë, besim në një Kosovë që në çdo vendim të saj në qendër të vëmendjes ka popullin e saj”, tha ajo.

Osmani shprehu mirënjohje të thellë ndaj ambasadorit Hovenier për “angazhim të pandërprerë”, ndërsa tha se marrëveshja “nuk është vetëm një hap përpara në përpjekjet tona të vazhdeushme për zhvillim, por edhe një pasqyrim i qartë i fuqisë së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona”.

“Këto nisma të bërbashkëta janë deklarim i fuqisë së bashkëpunimit tonë dhe një garanci për një të ardhme të ndritur për vendin tonë. Sa herë punojmë bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët tanë dhe shteti ynë përfiton”, tha presidentja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.