
Raporti: Egzona Shala / Kanal10
Deklaratat e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq se nuk do të nënshkruan asnjë marrëveshje ku përfshihet anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare ka sjell dyshimet tek njohësin e kësaj çështje mbi zbatueshmërinë e marrëveshjes. Njohës të çështjeve juridike thonë se marrëveshja nuk mund të dorëzohet në Kuvend, derisa nuk është e nënshkruar.
Vijat e kuqe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Viçiq, kanë vënë në pikëpyetje zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër, me 18 mars.
Deklaratat e Vuciq menjëherë pas takimit në Ohër, se Serbia nuk nënshkruan asnjë marrëveshje ku kërkohet mos pengimi i anëtarësimit të Kosovës në OKB, ka sjell dyshime tek njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe juristët, për zbatimin e saj.
Arbër Fetahu, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ketë mekanizma për ta bërë të detyrueshme zbatimin e kësaj marrëveshje.
Ai ka thënë se nëse marrëveshja nuk gjen zbatueshmëri edhe nga ana e Serbisë atëherë ajo nuk ka pasur efekt obligativ dhe efekti i saj do të minimizohet në terren.
Por, për të pasur zbatueshmërinë e saj, fillimisht kjo marrëveshje duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës.
E për një gjë të tillë kanë hedhur dilema njohës të çështjeve juridike.
Avokati Arbër Jashari, ka thënë se një marrëveshje e cila nuk është e nënshkruar nga të dyja palët nuk mund të dërgohet në Kuvend.
Ndërkohë edhe partitë opozitare kanë kërkuar që marrëveshje të shkojë në Kuvend për diskutim dhe miratim, ani pse kanë thënë se nuk do ta përkrahin, pasi e vlerësojnë të dëmshme për Kosovën.