
Gjenerali Kudusi Lama ka mbajtur fjalimin e tij para marshuseve të marshit që po mbahet në Hagë, duke kritikuar Evropën për padrejtësinë që po bën që po mbanë në burg ish-krerët e UÇK-së, raporton Gazeta10.
Lama ka thënë se nëse Evropa luftën për liri e konsideron prapambetje, ‘’ne jemi të gatshëm të mbetemi të prapambetur’’, shkruan Gazeta10.
“Nuk mundem më të durojmë padrejtësinë vetëm pse të fortit duan të rregullojnë interesat e tyre mbi kurrizin tonë. Nuk jam i gatshëm të pranojë padrejtësinë vetëm pse Serbinë dikush ka qef ta kthej në viktimë e shqiptarët e luftuan për liri në kriminel. Andaj sot jam këtu për të pyetur Evropën se a të bën nder ko lloj drejtësie, a ndihesh e plotësuar për të akuzuar çlirimtarët për krime, a i beson edhe vet këto që po bën. Nëse Evropa luftën për liri e konsideron prapambetje, ne jemi të gatshëm të mbetemi të prapambetur. Lirin e kemi shpallur të shenjtë.
Tutje ai ka thënë se nuk duan të bëjnë armik askënd, por janë të bindur që të luftojnë për liri e drejtësi, duke shtuar se Serbia ishte krimineli dhe jo shqiptarët./Gazeta10