Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot me fillim nga ora 11:30, do të mbajë mbledhje, raporton Gazeta10.
Në rend dite është intervistimi i Martin Berishaj, ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci.
Ndryshe komisioni hetimor i energjisë deri tani kanë mbajtur disa mbledhje, si dhe kanë intervistuar dëshmitarë nga institucionet e Kosovës.
Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj, kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues, Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar, Jeta Stratovci- anëtare, Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.
Ndonëse ambasadori Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ishte ftuar që ditë më parë ta jepte dëshminë e tij para Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ai përmes një shkrese kishte kërkuar kohë që deri më 29 apo 30 nëntor të mos ftohej për intervistim për shkak të angazhimeve.
E duke i konsideruar si të vona datat e propozuara, Komisioni i ka dhënë mundësi ambasadorit Berishaj që deri më 20 nëntor të gjej një mundësi për intervistim dhe sot është paraparë të mbahet mbledhja../Gazeta10