Lajme

Martini, Nagipi, RTK-ja: Besnik Tahiri ia numëron skandalet qeverisë Kurti II

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 11:33

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka nisur seancën e Kuvendit ku po diskutohet për qeverisjen Kurti II.

Tahiri i ka numëruar të gjitha, siç i ka quajtur ai, skandalet ku është përfshirë qeveria.

Pjesë nga fjala e Besnik Tahirit:

Kjo qeveri më 22 mars 2021 ka sjellur një ekspoze e cila fund e kry ka qenë pamflet, e cila po vërtetohet se ka qenë vetëm një listë dëshirash, e kryeministrit dhe jo veprim. Në hyrje të këtij debati do të doja t’ia rikujtoj qytetarëve për çka po flasim, cila është lista e dështimeve dhe skandaleve që ka përfshirë qeverinë.

E para lidhet me faktin se kjo qeveri është rekorde për shkelje kushtetuese. 9 raste janë të konfirmuara ku është shkelur Kushtetuta. Skandali i dytë ndërlidhet me një ndër problemet dhe skandalet më korruptive me tenderët njëburimorë. Kjo qeveri ka lidhur mbi 2 mijë e 100 kontrata, me procedurë të negociura, pa publikim të njoftimit të kontratës. Skandali i ambasadorit Martin Berishaj dhe pazareve me energjinë, për të cilat qeveri duhet të deklarohet a ka qenë në dijeni, duke ditur afërsinë e tij që është publike. Çështja 4 ndërlidhet me skandalin në KEK, Nagip Krasniqi ka aktakuzë, rasti është në Prokurori e hajnia është marramendës ku parapolitika tregon kur ndalet e lëshohet rryma. Duhet të tregojë për skandalin në RTK, duke i lidhur mediat me akuza problematike për gazetarë. Qeveria duhet të tregojë si e humbi rastin me Contur Global. Duhet të tregojë për skandalin lidhjen e veteranëve, a ka qenë ai që ka urdhëruar kryetaren e grupit që të flet me Radoiçiqin. Kryeministri duhet të tregojë pse sot Kosova është e vetmja nën sanksionet e BE-së, si është e mundur për 4 vjet kama e tij të mos shkel në State Departament, as në Pentagon, as në Shtëpinë e Bardhë. Sot duhet të tregoj si është e mundur që rreth 2 milionë euro investime kapitale të mos shpenzohen, asnjë rrugë të mos përfundojë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.