Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Masakra e Abrisë, i mbijetuar Deliu: Thojsha edhe nëse i mysin, i mysin me plumba po jo ashtu

Gazeta10
01 October 2022 - 21:27

Në emisionin “Përtej Tregimit”, me Valentina Ahmetin”, Bashkim Deliu, ka ndarë rrëfimin e tij për Masakrën e Abrisë, raporton Gazeta10.

Ai në rrëfim e sipër ka folur për një orë të cilën e mban si kujtim ndër të tjera edhe për shkak të kësaj masakre.

“Ora më kujton, dikun në 1:15 ja kanë nisë forcat serbe mi maltertu dhe mi masakru familjen Deliu në atë mal, 16 anëtarë në një vend. Këtë orë prej asaj dite e kam në krah të djathtë dhe se heki kurrë. Tri here mu ka prish edhe e kam rregullu, edhe kam me rregullu sa të jem gjallë”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se ka qenë e pabesueshme për të kur ka parë se çfarë kanë bërë forcat serbe.

“Se kam ditë që i bojnë në atë gjendje, e paparamendueshme u konë që e bojnë ashtu, thojsha nëse i mysin, i mysin me plumbë, po jo ashtu me granata”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.