Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Masakra e Mejës, thirrjet e përvitshme të familjarëve

Gazeta10
27 April 2023 - 19:09

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10


Mall e krenari ndjenjë familjarët e të vrarëve e të masakruarve në masakrën e Mejës. 24 vitë kanë kaluar, por kujtimet i kanë të freskëta kur forcat serbe i nxorën burrat nga kolona e refugjatëve që iknin për në Shqipëri. Dhimbja thonë se u shtohet edhe më shumë kur ende nuk ka të dënuar për këto krime.

Karrigen e ka marrë me vete për t’iu qëndruar afër, pasi atë ditë nuk mundi.

Dy djemtë, njërin 26 e tjetrin 32 vjeçar, nëna Zelfije Shehu tash i sheh veç në këto pllaka mermeri.

Ashtu si mërzia, po i shtohen edhe rrudhat e ballit.

Shpresa i ka mbetur veç te Zoti, e për lajmin se do të dënohen kriminelët që ia vranë më të dashurit e saj, po pret çdo ditë.

E Sadik Sadiku, të zezë e quan ditën e 27 prillit të vitit 1999, kur forcat serbe i dëbuan nga shtëpitë, për t’i ndarë më pas burrat nga gratë.

Dhimbje ka ende nga maltretimet që i bënë 24 vite më parë, por më të madhe e ka mërzinë për 4 familjarët e vrarë.

Si këta të dy, mall e krenari ndjenjë edhe qindra familjarë të tjerë për më të dashurit e tyre, që u vranë e u masakruan më 27 prill të vitit 1999.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.