Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Masakra e Qyshkut, dëshmitarja thotë se para saj janë përballur me gjëra të tmerrshme (VIDEO)

Gazeta10
29 October 2022 - 21:22

Në emisionin “Përtej Tregimit” në Kanal10 me Valentina Ahmetin, një nga dëshmitaret e masakrës së Qyshkut, Xhevahie Çeku, ka dhënë rrëfimin e saj për këtë ngjarje tragjike, raporton Gazeta10.

Çeku ka thënë se deri tek kjo masakër janë përballur edhe me shumë gjëra të tjera të cilat i ka vlerësuar si të tmerrshme.

“Deri tek kjo masakër kemi përjetu edhe shumë gjana të tjera të tmerrshme, tortura të vazhdueshme prej agresorit”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se familja e saj ka qenë e njohur për mosnënshtrim të agresorit.

“Tradicionalisht famija ime njihet që nuk ju ka nënshtru asnjëherë agresorit, qysh në rininë e hershme të babës dhe të migjës, që janë Hasani Haxhia, dy vëllezër”, ka shtuar ajo.

Më tej, Çeku, motra e Agim Çekut, ka thënë se vendimi i Agimit për tu rreshtuar në krah të ushtrisë kroate kundër asaj serbe ka qenë i pritur.

“Në vitet e 90’ta kur fillon shpartallimi i Jugosllavisë, Agimi vetëm si ushtarak kalon në anën korate, ishte një vendim i pritur për neve familjen se e dishim që na jemi kta që e luftojmë agresorin mirëpo pararel me krenarinë ishte edhe frika që mundet Agimit me i ndodhë diçka se luftë ka qenë”, ka shtuar ajo.  / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.