
Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit, sot ka ndarë laptopë për studentët me nevoja të veçanta, të cilët studiojnë në universitete publike të Kosovës.
Nagavci ka thënë se kjo kategori e studentëve përballen me sfida të shumta, dhe i inkurajoi studentët që të adresojnë secilën kërkesë të tyre e cila ua bën më të lehtë punën gjatë studimeve.
Ajo përmendi edhe një varg veprimesh për ta përmirësuar situatën dhe zbutur nevojat e fëmijëve dhe studentëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre, si punësimi i asistentëve, përkrahja financiare përmes bursave dhe veprime të tjera.
Ndërsa, Leonor Berisha, përfaqësues i studentëve, në emër të grupit falënderoi Ministren Nagavci për pajisjen me laptopë, si një mjet i domosdoshëm për përgatitjen e tyre profesionale dhe për studime më cilësore./Gazeta10