Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: Gabimi më i madh i kosovarëve ‘mendojnë se janë një komb me dy përfaqësuese’

Gazeta10
19 June 2024 - 21:04

Kombëtarja e Shqipërisë sot ka arritur një barazim historik me Kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

Komentatori politik, Halil Matoshi duke komentuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kampionatin Evropian ka qenë goxha kritik ndaj futbollistëve të Kosovës.

Sipas tij, për shkak të mos angazhimit të madh të tyre, Kosova nuk ka arritur të kualifikohet në ‘Euro2024’, raporton gazeta10.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka thënë se gabimi me i madh i kosovarëve është se mendojnë se janë një komb me dy përfaqësuese.

“Secili komb e atdhe lufton për t’i pasur ngjyrat e veta aty sepse është një informatë e madhe për vendin që përfaqëson”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Deklaratën e tij për këtë temë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.