
Darka e punës e cila u zhvillua ditë më parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi është vlerësuar si një takim befasues.
Komentatori politik, Halil Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Krasniqi i ka ndihmuar kryeministrit Kurti me atë takim.
“…është pretenduar që PDK-ja me ia la fryrën ose me ia mbuluar dështimin”, është shprehur Matoshi.
Sipas tij, PDK nuk ka fituar asgjë nga ai takim.
“Nuk shoh që ka fiti ama bash kurgja PDK-ja. Sepse Kurti dihet që bashkëpunëtorët më të ngushtë i ka përtyp si çamçakëzë dhe i ka gjuajt. Për këso punësh z. Kurti është i zoti”, ka thënë Matoshi. /GAZETA10/
Për më shumë ndiqeni videon