Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi komenton deklaratën e O’Brien: Kosova ka të drejtë ta mbrojë territorin e vet

Gazeta10
10 Korrik 2024 - 20:39

Komentatori politik, Halil Matoshi ka deklaruar se ShBA-të për më shumë se 40 vite vazhdojnë t’a mbrojnë Kosovën dhe të drejtën e saj për sovranitet, raporton gazeta10.

Matoshi teksa fliste në studion e Politiko të Kanal 10, për vizitën e parë të delegacionit kosovar në ShBA, në krye me presidentin Ibrahim Rugova, tha se çështja e Kosovës ka evoluar ndër vite.

“Në kontekstin e të 90tave duhet ta dimë që synimi jonë ka qenë rritjen e çështjes së Kosovës duke e bërë si çështje globale, me i dhimbt dikujt. Ku ka cështje të të drejtave të njeriut është shiku vazhdimisht si problem i të drejtave të njeriut sepse rezoluta e parë në kongresin amerikan është bë në vitin 1984, pas demostratave dmth kemi fiks 40 vjet që Amerika na mbron, domehtënë Amerika institucionale por cështja ka evoluar dhe sot praktikisht në ShBA nidhem mirë,e them me kreni që edhe sot flitet për të drejten e Kosovës me u vetmbrojt, me i mbrojt kufinjët e saj, sovranitetin e saj”, tha Matoshi.

Ndërkaq se mbështetja e ShBA-vë ndaj Kosovës po vazhdon ende, sipas Matoshit këtë e dëshmon deklrata e ndihmësekretarit amerikan, James O’Brien.

“Sot sipas këtij zotërisë O’Brien Kosova ka të drejt me e mbrojt territorin e vet, me ushtrinë e vet edhe me armatimet e veta dhe ndihem po ashtu mirë që kam qenë pjesë e një qeverie e cila, po ashtu themelu Ushtrinë e Kosovës”, përfundoi Matoshi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.