
Pjesëmarrja e Kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Evropian ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se Shqipëria ka shkuar në Kampionat Evropian falë kontributit të lojtarëve nga Kosova.
Sipas tij, Kosova me këtë udhëheqësi nuk do të arrijë të kualifikohet në ndonjë Kampionat Evropian.
“Kosova me këta drejtues fatkeqësisht nuk meriton me qenë aty. E dyta Kosova nuk meriton të jetë aty sepse është shumë pro një shteti tjetër që është Shqipëria sepse atdheun duhet me dashtë për të quar diku”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/