
Komentatori politik, Halil Matoshi në emisionin “Politiko” ka komentuar arrestimin e kriminelit serb, Milan Radojçiq.
Sipas tij, “Milani i tmershëm” politikisht është i vdekur, raporton Gazeta10.
“E para duhet të nismi nga një faktë i pamohueshëm që në Kosovë është kryer një akt terrorist dhe veprat ‘Vrasje e rëndë’, ‘Terrorizëm’, dhe ‘Krime lufte’ nuk vjetrohen, prandaj këtij veprat në Kosovë nuk mundet me ju hekë për arsye se organet tona ndjekëse kanë të drejtë të ja mbajnë gjithmonë të hapur aktakuzat, dmth politikisht ‘Milani i tmershëm’ është i vdekur”, tha ai në Kanal10.