
Opinionisti Halil Matoshi në emisionin Politiko ka komentuar raportin e presidentes Osmani me kryeminstrin Kurti, duke thënë se ajo e ka lejuar Kurtin të marr mbifuqinë e pushtetit, raporton Gazeta10.
“Presidentja ka lejuar mbi fuqi duke ia dhënë krahun kryeministrit nga dega e ekzekutivit dhe nuk ka ndi fare për fuqinë që po e krijon z.Kurti në qeverisjen e brendshme, duke reagu dhe duke i dëmtu politikat e jashtme e duke u marrë me veriun, 51%, 60, 71 le t’i fiton, nuk e kam hiç këtë dert unë”.
Matoshi mes tjerash përmendi edhe votuesit e partisë në pushtet duke thënë se nuk merzitet sa vota do i marrin.
“Se militantat e VV-së mendojnë se bash merzitem unë sa vota i fiton VV-ja, hiç atë mërzi nuk e kam, mërzinë e kam që jashtë Kosova është blloku”.