
Marrëveshja e vitit 2013 për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë është e pashmangshme, sipas Halil Matoshit.
Komentatori politik ka përmendur dy alternativa, që sipas tij do të ishin fatale në rast të mos zbatimit të kësaj marrëveshje.
‘Izolim total e sanksionim nga SHBA-të dhe aletaët e saj”, janë pasojat që sipas Matoshit do të ndodhin në rast të moszbatimit të marrëveshjes së nënshkruar në Brukse, shkruan Gazeta10.
“Midis cenimi të raporteve me SHBA-të dhe pranimit të një etniteti politik sic është Zajednica, është fatale, sepse është siguria jonë e fundit. Ekzistenca jonë si shtet, si komb e si qytetarë varet nga SHBA-të e pastaj nga aleatet e saj. Nëse nuk pranohet një marrëveshje e tillë, Kosova do të jetë para dy alternativave. E para është izolimi total, që e qet në dy gjunjë dhe e dyta është sanksionimi, që do të ishte edhe më fatal”, tha ai në Info10 në Kanal10.
Sipas Matoshit, këto dy alternativa, asnjë Qeveri s’do të duhej t’i lejonte të ndodhnin për një marrëveshje si Asociacioni. /Gazeta10