
Komentatori politik, Halil Matoshi në INFO10 ka folur rreth çështjes së formimit të Asociacionit duke thënë se është koha që tani të formohet na bazë të Gjykatës Kushtetuese.
Matoshi ka thënë se duhet shmangur çdo ide e cila është jo kushtetuese sepse dëmton shtetin, raporton Gazeta10.
“Shqiptari i ka krejt më pakicë veç kohën me bollak, dhe është koha e fundit të kthehemi kah sovranizmi i Republikës së Kosovës dhe të shmangim çdo ide dhe zgjidhje jo kushtetuese sepse shteti kushtetues është kulmi i një shoqërie politike e një shteti të fuqishëm.”, ka thënë Matoshi.
Matoshi tutje ka thënë se duhet ditur se nuk po diskutohet për pavarësinë e Kosovës sepse një gjë e tillë është e përfunduar.
“Qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të qartë se nuk po negociohet për pavarësinë e Kosovës, sepse Kosova lirin e ka marrë me 10 qershor 1999 e pavarësinë me 17 shkurt 2008, pra është diçka e përfunduar. Kosova është projekt ndërkombëtarë në bazë të planit të Ahtisaarit, vetëm një Kosovë e tillë ahtisariane mundet me mbijetu, çfarëdo tjetre Kosovë që thirret në bashkim me Shqipërinë, mekanizma jo kushtetuese, këmbim territoresh, këmbim të popullsisë e shkatërron integritetin e Kosovës.”, ka thënë Matoshi./Gazeta10